ARKATANA

Pas tre muajsh, vendimi për ndryshimin e librave shkollorë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Komisioni për rishikimin e teksteve shkollore, i cili është themeluar qe afro gjashtë muaj, tek në mars të vitit të ardhshëm do të dalë me konstatimet se cilët libra të arsimit të detyrueshëm do të duhen të ndryshohen, shkruan sot Koha Ditore.

Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka thënë se Komisioni, i cili udhëhiqet nga zëvendësministrja Anila Statovci, duhet ta dorëzojë raportin e detajuar për ndryshimin e librave shkollorë, më së largu në muajin mars.

“Jam shumë i pakënaqur me përmbajtjet e disa teksteve të lëndëve shoqërore, siç janë ato të gjuhës shqipe, historisë, gjeografisë, edukatës qytetare”, ka thënë ministri Bajrami. Këto tekste, sipas tij, duhet të ndryshohen, meqë “janë të vjetruara, apo kanë përmbajtje ideologjike”.

Uji Dea

Ministri Bajrami i ka marrë si shembull tekstet e lëndës së historisë.

“Ajo duhet të mësohet në mënyrë reale e pa ndikime politike, dhe unë kam marrë vendim që këto tekste të rishkruhen nga autorë neutralë që e shohin historinë nga këndi profesional dhe shkencor”, ka deklaruar ai.

http://koha.net/?id=27&l=91082

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.