Hidromorava

Pas ‘The Voice of Italy’, Elhaida Dani: Nuk do kem asnjë lidhje politike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tiranë – Shqiptarja Elhaida Dani pas triumfit në “The Voice of Italy” nuk ka dhënë asnjë intervistë për mediat shqiptare pasi ndalohet nga produksioni i Rai-t. Por këngëtarja ka zgjedhur Facebook të falenderojë shqiptarët për besimin tek ajo madje shprehet e kënaqur që ka marrë urime nga persona që nuk e mendonte kurrë se do e telefononin.

“Faleminderit! Faleminderit me zemer per cdo urim dhe mbeshtetje nga fillimi e deri tani…

Po kaloj disa momente shume te bukura , kam marre urime nga njerez qe nuk mendoja ndonjehere me te cilet do Kisha mundesine te komunikoja.

Uji Dea

Ashtu sic falenderova Italine te enjten qe besoi ne mua , ashtu falenderova dhe Shqiperine time ne shqip ”Faleminderit”. Faleminderit dhe nje here dhe me falni shume qe nuk kam arritur te kthej pergjigje te gjitheve. Nje perqafim te sinqerte Elhaida”, citon Dani në rrjetin social Facebook.

Më tej Elhaida shkruan një sqarim mbi politikanët shqiptarë, duke theksuar se vec mirënjohjes për ta nuk do të ketë asnjë lidhje politike. “Gjithashtu doja te shtoja se pres me shum dashamiresi dhe perulesi cdo Urim dhe nga politikanet tane, dhe do thoja qe jam e nderuar qe kam shkembyer mesazhe dhe urime me to , por pavaresisht kesaj une jam nje kengetare dhe artiste dhe pervec mirenjohjes nuk do kem asnje lidhje politike”.

Nuk dihet pse këngëtarja e ka dhënë këtë sqarim, por meqë Shqipëria është në fushatë elektorale dhe shumë artistë i janë bashkuar fushatës me kahe të ndryshme politike, ndoshta dhe Dani ka marrë ndonjë ftesë kohët e fundit. (d.b/BalkanWeb)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.