ARKATANA

Pas taksës, ndryshon lloji i mallrave të kontrabanduara nga Serbia

/ 4 minuta lexim
HW

Që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, kur filloi së zbatuari taksa prej 100 për qind për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, nuk ka pasur rritje të madhe të kontrabandës të mallrave nga Serbia.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, tha se pjesa më e madhe e mallrave të kontrabanduara, janë nga Serbia, ndonëse sipas tij, pas vendosjes së taksës, janë kontrabanduar vetëm mallra ushqimore.

“Para vendosjes së masës, kemi pasur mallra që janë kontrabanduar, por që kanë pasur vlera më të mëdha, derisa tani vërejmë kontrabandë, apo shtim të kontrabandimit të produkteve ushqimore”, tha Stavileci.

Mirëpo, përfaqësues të bizneseve në Kosovë, vlerësojnë se mallrat serbe janë kontrabanduar në vazhdimësi që nga paslufta, sidomos në pjesën veriore të Kosovës.

Kjo sipas Skënder Krasniqit, i cili është kryetar i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, nuk është ndalur as pas taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës. Madje sipas tij, kontrabanda veç sa është rritur.

“Kontrabanda me Serbinë ka qenë kontinuitet prej pas luftës e deri më sot, dhe asnjëherë as para taksës dhe as pas taksës, nuk është ndalur. Kjo është si pasojë e mosefikasitetit të institucioneve tona. Ne kemi sot në disa pjesë të Kosovës, ku jeton kryesisht minoriteti serb, aty futen produktet serbe pa doganë dhe shiten me një valutë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, tha Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Doganës, importet nga Serbia në Kosovë kanë rënë prejse Qeveria e Kosovës e vendosi taksën doganore 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Para taksës, është vlerësuar se Serbia ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë deri në 1 milion euro në ditë. Kjo masë do të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Uji Dea

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha për Radion Evropa e Lirë, se edhe qeveria e ardhshme duhet ta mbajë në fuqi vendimin për taksën doganore të vendosur vitin e kaluar.

Sipas tij, taksa nuk mund të hiqet nëse vazhdojnë të ekzistojnë arsyet që kanë shtyrë institucionet të marrin këtë vendim.

“Vendimet janë të Qeverisë. Qeveria tashmë është në dorëheqje, por kjo nuk do të thotë tash që vendi nuk ka institucione dhe që çdo vendim që është marrë bie. Vendimet vazhdojnë të zbatohen dhe unë shpresoj që edhe qeveria e ardhshme që do të vjen do ta mbajë në fuqi këtë vendim derisa nuk eliminohen arsyet që na kanë detyruar të marrim një vendim të tillë”, tha Shala.

Ai tha se inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, nëpër pikat shitëse në tërë Kosovën, kanë gjetur sasi të vogël të mallrave të importuara kundërligjshëm.

“Deri më tash, pas inspektimeve të shumta që i ka pasur Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, nëpër shumë pika shitëse në territorin e Republikës së Kosovës, nuk kemi hasur në sasi të mallrave të cilat janë futur në territorin e Republikës së Kosovës në kundërshtim me ligjet në fuqi”, tha ministri Shala.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, thotë se taksa nuk është që ka ndihmuar bizneset vendore, përkundrazi i ka dëmtuar ato.

“Ne mendojmë se më mirë se taksë është reciprocitet, sepse qindra produkte të Kosovës nuk mund të hyjnë në Serbi, për shkak se për të kaluar nëpër Serbi, detyrohet që të hapin firma në Serbi, që nuk është njëjtë për produktet serbe që hyjnë në Kosovë”, tha Krasniqi.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës të marrë më 21 nëntor 2018 ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, Dogana e Kosovës ka marrë masën e cila ka rritur kapacitetin e kontrolleve në të gjitha pikat kufitare, për të parandaluar kontrabandën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.