Hidromorava

​Pas takimit në Ohër, Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti aktualisht është duke zhvilluar një takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Takimi po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë dhe vjen pas dakordimit që pati në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me aktin e zbatimit.

Mobi Casa

Mbajtjen e takimit e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kurti sot është pyetur për media lidhur me marrëveshjen por nuk ka folur me arsyetimin se është tepër i zënë. /Telegrafi/