UBT

Pas takimit me Lajçakun, Thaçi: Sa më shpejt të ketë liberalizim të vizave, dialogu të përfundojë me njohje reciproke

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar sot se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke, derisa ka konfirmuar pjesëmarrjen e palës kosovare në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Në një konferencë për media pas takimit me emisarin special të BE-së për dialogun Mirolsav Lajçak, kreu i vendit tonë tha se ka njoftuar diplomatin sllovak për reformat dhe progresin e arritur në Kosovë.

Ai tha se Kosova ka një të ardhme evropiane, për çka ka falënderuar të gjitha shtetet që e kanë njohur deri më tash vendin tonë.

ARKATANA

“Diskutuam edhe për angazhimet që zoti Lajcak do t’i ketë për çështjen e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Çdo përpjekje që çon drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve që nënkupton paqe e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor është e mirëseardhur. E konfirmova pozicionin zyrtar të shtetit të Kosovës, ky proces duhet të fillojë me liberalizimin e vizave, dhe duhet të përmbyllet me njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi.

Duke folur rreth takimit në Uashington, presidenti Thaçi konfirmoi pjesëmarrjen e palës kosovare në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

“Ne kemi besim të plotë në SHBA. BE është vonuar në raport me procesin e liberalizimit të vizave dhe duhet të lëvizë më shpejtë. Më 27 qershor Kosova do të jetë në Shtëpinë e Bardhë dhe besojmë në angazhimet e sinqerta të administratës amerikane se në fund edhe SHBA dhe BE do të kenë koordinim të suksesshëm për Kosovën”, u shpreh Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.