Uji Dea

Pas takimit me Lajçakun, Pacolli tregon se kur do të nënshkruhet marrëveshja finale me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka thënë se brenda disa muajsh, Kosova dhe Serbia do ta arrijnë marrëveshjen finale. Këto komente Pacolli i ka bërë pas takimit me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimin me Lajçakun Pacolli e cilësoi si të frytshëm, ndërsa tha se ka dhënë mbështetjen për dialogun.

“Lajqak më njoftoi për çdo gjë që ka bërë drejt përfundimit të procesit të një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë. Unë dhashë mbështetjen time dhe thashë që ai duhet të ecë përpara dhe jam ithtar i madh i dialogut dhe kuptova se është bërë një punë e madhe. Brenda disa muajve pritet marrëveshja finale”, tha Pacolli.

Uji Dea

Pacolli s’e sheh si problem themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ajo marrëveshje ka qenë në Gjykatën Kushtetuese dhe ka marrë formën e drejtë dhe nëse e ka miratuar duhet të konsiderohet e nënshkruar. Nuk besoj se dikush do ta rihapë këtë temë dhe është nënshkruar në vitin 2013″, ka thënë ai. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.