Eko Higjiena

Pas takimit me Lajçakun, Osmani: Nuk negociohet territori i Kosovës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit që ka pasur me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Osmani para mediave ka thënë se takimi me Lajçakun ishte shumë produktiv, transmeton Telegrafi.

“Patëm një takim shumë produktiv me përfaqësuesin e BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në emër të Kuvendit të Kosovës, shpreha gatishmërinë tonë që si Kuvend, të luajm një rol të rëndësishëm mbikëqyrës mbi Qeverinë, e cila është e vetmja që duhet ta përfaqësojë Kuvendin, Kosovën, në këtë proces në përputhje me Kushtetutën e vendit”, ka thënë ajo.

Uji Dea

Osmani ka shtuar më tej se dialogu duhet të jetë i barabartë mes palëve dhe se ka kuptim vetëm nëse përfundon me njohje reciproke.

“Nuk ka negocim për territorin e Kosovës. Nuk ka negocim sovranitetin e Kosovës. Nuk ka negocim të rendit tonë të brendshëm kushtetues. Këto duhet të jenë tri parimet e Qeverisë”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.