Eko Higjiena

Pas takimit me Kurtin, Lajçak flet për arkivat: Nuk ka asgjë befasuese

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Takimi i dytë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ishte i fundit që zhvilloi në Kosovë gjatë vizitës së tij tri-ditore përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak para medieve e quajti keqkuptim çështjen e arkivave që ishte përmendur nga zëvendësministri Besnik Bislimi.

I dërguari i BE-së tha se çështja e hapjes së arkivave nuk është diçka e re, por se Bislimi ka bërë të ditur që nuk ka arkiva të UÇK-së, por vetëm arkiva shtetërore të Kosovës.

“Nuk ka pasur diskutime speficike për arkivat, kam qenë i befasuar me atë sa i nxehtë ka qenë diskutimi këtu në media. Ka pasur rikonfirmim i asaj që është thënë edhe më herët disa herë se nuk do të ketë pengesa nga palët për të pasur kyçje në arkiva kjo është çfarë është thënë edhe para një viti. Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se nuk ka arkiva të UÇK-së, por vetëm arkiv shtetërore të Kosovës. Nuk ka asgjë befasuese, nuk ka asnjë marrëveshje të veçantë, që disi është keqkuptuar në shoqërinë tuaj”, tha Lajçak.

I pyetur se cila ishte arsyeja e një takimi të dytë me Kurtin, Lajçak tha se kështu ishin pajtuar që në fillim, që të diskutojnë edhe një herë para se ai të vazhdonte vizitën e tij në Beograd.

FIDANISHTJA

“U takova me z.Kurti dhe z.Bislimi dy herë, sepse kështu ishim pajtuar. Që të diskutojmë agjendën në fillim dhe se do të takohemi edhe njëherë në fund të vizitës sime që të bëjmë të qartë se do të kemi pajtime në hapat e ardhshëm. Do të jem në Beograd të hënën e të martën, do të vazhdoj edhe atje diskutimet me partitë atje për dialogun”, tha Lajçak.

Një datë e re për takim në Bruksel është diskutuar gjatë këtij takimi, por Lajçak tha se e njëjta nuk mund të bëhet publike pasi që duhet të diskutohet edhe në Beograd për datën.

“Sa u përket takimeve, diskutuam datat e mundshme, ndërkaq natyrisht duhet ta diskutoj edhe në Beograd. Sa i përket marrëveshjes, është e rrezikshme të flasim për datë, por çka është e rëndësishme është që të dy palët janë të përfshira në proces dhe ai po vazhdon”, tha ai.

Në pyetjen e gazetarëve se nëse ka një draft të parë të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, Lajçak duke qeshur u përgjigj duke thënë se “Doni të dini shumë”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.