UBT

Pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, Borrell: Palët kanë dallime shumë të mëdha për Asociacionin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është deklaruar pas takimit të përbashkët në Bruksel.

Ai ka thënë se në takim është diskutuar për implementimin e ujdisë së arritur në Ohër.

Borrell thotë se është arritur marrëveshja për të pagjeturve e që sipas tij nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Shpresojë se liderët do të respektojnë këtë zotim që kanë marrë sot. Ky është një kapitull shumë i rëndësishëm”.

Ai thotë se palët kanë avancuar mjaft shumë edhe për zbatimin e Asociacionit.

KKVITI

Ka përfunduar takimi në Bruksel: Vuçiq thotë se nuk ka marrëveshje për Asociacionin

“Palët kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm për themelimin e Asociacionit. Kjo marrëveshje është dakorduar para dhjetë vitesh. Ekipi menaxhues i përbërë nga serbët e Kosovës kanë prezantuar draftin e parë që nuk është përfundimtarë. Përshëndes faktin që ky draft tashmë u hodh në tryezë”.

“Siç pritej këndvështrimet mes palëve janë shumë të largëta sa i përket natyrës së Asociacionit. Nuk është se kam pritur diçka tjetër. Por edhe nëse nuk pajtohen, ata janë pajtuar që të fillojnë negocimin”.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit i prezantuar sot në Bruksel nuk është final, por vetëm do të shërbejë si pikë fillestare për negociata të mëtejshme.

Borrell thotë se palët duhet të angazhohen me mirëbesim dhe të janë të gatshme për kompromise./Telegrafi/