Eko Higjiena

Pas takimeve me liderët politikë në Kosovë, Lajçak: Marrëveshja gjithëpërfshirëse do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar rreth takimeve të tij që ka mbajtur me krerët e institucioneve shtetërore dhe partive politike, në ditën e dytë të vizitës së tij në Prishtinë.

Në një postim në Twitter, diplomati sllovak ka thënë se nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut dhe se vetëm një marrëveshje përfshirëse do të zgjidhë problemet e pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në takimet e mia me udhëheqësit e partive të koalicionit, kuptova qartë se nuk ka rrugë tjetër pos dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe se duhet arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes palëve që zgjidh të gjitha çështjet e pazgjidhura”, ka shkruar Lajçak.

Hidromorava

Edhe Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, është takuar me emisarin special të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e procesit të dialogut ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel.

Ai në një postim në Twitter ka theksuar se marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim ekonomik duhet të plotësojë procesin e tanishëm të dialogut të udhëhequr nga BE-ja.

Ndryshe, emisari evropian për dialogun nesër para largimit nga Kosova, do të mbajë një konferencë për media. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.