RCCOLA

Pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin, Lajçak: Procesi do të vazhdojë ditët e ardhshme

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

I dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe këshilltarët e sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për këtë dialog, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, në kërkim të një marrëveshjeje në mes Kosovës dhe Serbisë, sot kanë vizituar Prishtinën dhe Beogradin.

Diplomatët evropianë, sot fillimisht takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë, për të vazhduar më pastaj në Beograd, ku zhvilluan takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimi në Beograd, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se takimet e sotme kishin për qëllim të shikohen opsionet për progres në dialog

“Sot, bashkë me këshilltarët e lartë për politikë të jashtme të presidentit francez dhe kancelarit gjerman, pata diskutime gjithëpërfshirëse, të rëndësishme me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq për të shikuar opsionet për progres në dialog. Procesi do të vazhdojë në ditët e ardhshme”, ka shkruar Lajçak, transmeton Telegrafi.

Lidhur me takimin e sotëm të Kurtit me emisarin Lajçak dhe këshilltarët e sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për këtë dialog, në njoftimin e Zyrës për media të kryeministrisë u tha gjatë takimit Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër

“Gjatë takimit u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë akterët që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thuhej në njoftimin e lëshuar nga takimi.

Mobi Casa

Ndërsa, Lajçak pas takimit me Kurtin, ndonëse nuk dha detaje theksoi se për dy orë kanë folur rreth dialogut dhe dinamikës së re në mënyrë që të ecin përpara me procesin.

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, përmes një postimi në Instagram gjatë takimit të sotëm me delegacionin e prirë nga Lajçak, tha se është i gatshëm për një zgjidhje kompromisi me Kosovën, në përputhje me Kushtetutën e Serbisë.

“Bashkëbisedim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës!.. Gjithmonë i gatshëm për zgjidhje kompromisi, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. S’ka dorëzim. Rroftë Serbia!” ka thënë Vuçiqi.

ë 4 shtator, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, emëruan këshilltarët që të ndihmojnë në dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit, Macron dhe Scholz thanë se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.

Macron dhe Scholz, po ashtu, u bënë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të ndërmarrë vendime të vështira, të cilat, siç thanë ata, çojnë drejt përparimit të dialogut. /Telegrafi/