RCCOLA

Pas sulmit në veri, Abdixhiku: Qëllim ishte nxitja e përplasjes së Policisë me civilët

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dënoi sulmin e së dielës në veri të vendit.

Abdixhiku gjatë seancës së rregullt plenare tha se sulmi i së dielës ka pasur për qëllim nxitjen e përplasjes e policisë me popullsinë civile.

“Këtë të diele Republika e Kosovës u bë cak i një sulmi mirë të organizuar, mirë të paramenduar terroristë. Në krye të këtij organizimi qëndronte krimineli, tashmë i shndërruar në terrorist, Milan Radoiçiq në mbështetje të tij, tashmë pas asnjë dyshim qëndronte Republika e Serbisë.

Qëllimi ishte i qartë siç u kuptua nga sponsorizuarit e sulmit terroristë, krijimi i një realiteti të ri në veri dhe për krijimin e këtij realiteti të ri në veri, duheshin edhe viktima. Ato vinin në formë e pelegrinëve si vizitorë në Manastirin e Banjskës, si masë nxitëse e një përplasje në mes të Policisë së Kosovës me popullsinë civile në veri”, tha ai.

Abdixhiku tha se përderisa veriu është ‘tokë e pëlleshme” për destabilizim të situatës për aq kohë në Kosovë do të ketë tensione.

Ai po ashtu tha se sot është përgjegjëse Qeveria e Kosovës që këtë situatë ta përkthejë në avancim të pozicionit të saj.

RCCOLA

“Politika e Serbisë një çerek shekulli pas luftës së 99’së nuk befason. LDK me të gjitha kapacitetet e saj do të mbështesë gjithherë institucionet e Kosovës në këto situata. Sot na duhet mençuri.

Tani është përgjegjësi e qeverisë që ta përkthej këtë situatë në avancim të pozicionit tonë ndërkombëtarë dhe do ta ketë dhe mbështetjen tonë.

Në përballje të tilla bashkëpunimi me aleatë është jetik. Ky është veçse një fillim i një përshkallëzimi shtetërorë të Serbisë. Përderisa në veri kemi tokë të pëlleshme për destabilizim, për aq kohë do të kemi tensione brenda territorit të vendit. Bashkërendimi me aleatë sot është jetësorë”, ka thënë Abdixhiku, raporton Telegrafi.

Gjatë fjalës së tij, i pari i LDK-së theksoi presidenti se i Serbisë është sponsorizues dhe strehues i terroristëve.

“Faktet janë të qarta. Kosova nuk ka sulmuar Serbinë. Kosova nuk ka vrarë policë të një shteti tjetër. Kosova nuk ka vendosur trupa të armatosur në objekte fetare. Përkundrazi Policia e Kosovës me profesionalizëm ka asgjësuar sulmin terrorist dhe ka mbrojtur çdo civil në këtë manastir”, ka thënë ai. /Telegrafi/