United Hospital

Pas sulmeve në Munih, shtohen masat e sigurisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë pas sulmeve në disa vende të Evropës, siç ishin ato në Nice të Francës, në Aeroportin e Stambollit dhe së fundi në Munih të Gjermanisë. Derisa bëhet e ditur se që nga shtatori i vitit të kaluar nuk ka informacione se ndonjë kosovar ka shkuar apo është kthyer nga Siria apo Iraku.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, nuk është raportuar asnjë kosovar të ketë shkuar në vendet e luftës në Siri apo vende tjera.

Mirëpo, ky fakt nuk e bën Kosovën më pak të rrezikuar nga sulmet terroriste, thonë deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët ftojnë institucionet e sigurisë që të jenë me të përgatitura se sa që janë.

UBT

Aktualisht në Siri dhe Irak, sipas Policisë së Kosovës dyshohet të jenë rreth shtatëdhjetë luftëtarë nga Kosova.

“Në Siri dhe Irak dyshohet se janë rreth 70 luftëtarë, ndërsa gjatë vitit të fundit policia ka iniciuar hetime ndaj 119 personave, nga ky numër janë arrestuar 102 persona, ku janë dënuar 34 persona”, ka thënë për “Zërin” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, duke shtuar se nga viti i kaluar nuk ka kosovarë që kanë shkuar në këto luftëra.

“Mund ta veçojmë se që nga muaji shtator i vitit të kaluar nuk ka të raportuar asnjë person që ka arritur të shkojë në vendet e konfliktit-luftës”, është shprehur ai, duke theksuar se masat e ndërmarra parandaluese ndaj gjithë atyre personave që ishin pjesë apo kanë rekrutuar njerëz, tregon për rezultatet që kemi sot, në krahasim me dy vitet e kaluara. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.