FIDANISHTJA

Pas reshjeve të shiut, intervenohet në shumë lokalitete

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të qytetit e fshatra, ndërsa Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe për Mbrojtje dhe Shpëtim është vazhdimisht në terren për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Sokol Haziri, drejtor i Shërbimeve Publike, ka thënë se gjatë ditës së sotme është intervenuar në fshatin Kuvcë e Epërme, ku situata ka qenë më e vështirë për shkak të daljes nga shtrati i prockës, meqë rast kanë arritur ta evitojnë problemin.

Ai tha se është intervenuar poashtu edhe në rrugën e Bujanocit tek objekti i gjykatës, në pjesën e poshtme të lagjës “Reshat Ymeri”, pastaj në fshatin Shillovë i banuar nga komunitetit serb më saktësisht te shkolla e fshatit, në Livoq të Poshtëm etj.

UBT

Drejtori Sokol Haziri tha se pas intervenimeve të Komunës dhe pas gatishmërisë së kompanisë “Magjistralja”, e cila ka vënë në dispozicion resurset e veta falas, gjendja për momentin është stabilizuar.

Komuna e Gjilanit apelon tek qytetarët që për çdo problem që iu shfaqet si pasojë e reshjeve të shiut të lajmërohen në numrat emergjent dhe do t’u dalë në ndihmë me të gjitha kapacitetet e saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.