Pas rënies së breshrit këto ditë në Kosovë, Gjilan me rrethinë
Nga Nehat Salihu – Rekomandim për fermerët prodhuesit e pemëve si Arrë, Mollë, Dardhë dhe Perime pas rënies së breshrit si dukuri natyrore. Nëse ka lëndime mekanike ne fruta nga breshëri, i cili shkakton dëmtim të jashtme të fruta duke hapur plagë që janë potencialisht të rrezikshme për infeksione sekondare, sidomos nga kërpudhat dhe bakteret.
MASAT QË DUHET TË MERRNI PAS BRESHËRIT
Aplikimi i fungicideve për mbrojtje me qëllim është dezinfektimi i plagëve dhe parandalimi i kalbëzimit
Fungicide të rekomanduara
Kupro (Bakër) – p.sh. Nordox 75 WG, Champion, Cuprozin, etj.
Doza: 30-50 gr për 10 litra ujë ose 300–500 g/100 L ujë
Efekti Mbron plagët dhe vepron si antiseptik natyral.
Si Alternativë mund të përdoret edhe Orius 25 EW, Folicur 250 EC, me baza aktive( Tebuconazole ) me dozë 5 deri 6 ml për 10 litra ujë, nëse ka shi dhe rrezik më të madh për infeksione kërpudhore të brendshme.
Përsëriteni pas 7-10 ditësh nëse bie shi pas trajtimit.
Ushqim për rikuperim të frutave dhe gjetheve,
Pas stresit nga breshëri, bima ka nevojë për stimulim të imunitetit dhe ushqim për rindërtim.
Rekomandohet,
Aminoacide + Kalcium + Bor
Produkte si: Megafol (Valagro), Aminocal, FitoHorm Ca+B
Doza e zakonshme 20 deri 30 ml për 10 litra ujë ose 200–300 ml për 100 L ujë
Përdorimi. 1 herë në javë, për 2-3 herë radhazi.
Kontrolli dhe pastrimi me dorë.
Hiqni frutat me dëmtime të thella që janë drejt kalbëzimit, për të shmangur përhapjen e infeksioneve.
Kohë pas kohe bëheni monitorimin e parcelës me pemë ose perime,
vëzhgoni për simptoma të kalbëzimit kafe (Botryosphaeria) apo ndonjë infeksion bakterial.
Nëse paraqiten njolla të zeza me rrjedhje, duhet trajtim me preparate më të forta sistemike.
Fungicide sistemike të rekomanduara më lart, për kalbëzim të zi (Botryosphaeria spp.)
Veprimi sistemik ndalon zhvillimin e kërpudhave brenda indeve mos të shkaktohet kalbëzimi brenda në fruta dhe përhapja e sëmundjeve për vitin e ardhshëm në pemishte./rajonipress/



