KKGJILAN

Pas reagimeve të shumta, deklarohet ministrja Gërvalla

/ 2 minuta lexim

Pas reagimeve të shumta që iu bën ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, për deklarata të saj që kishte bërë ndaj Gjykatës Speciale ne vitin 2017, ajo deklarohet duke thënë se nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për gjithë viktimat në Kosovë.

Sipas saj, heshtja qyqare nuk e nderon askënd, transmeton Zeri.info.

“Dje, sot por edhe nesër! Asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë ose funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë. Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh. Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka thënë qartë fjalën e tij. Si ministre e qeverisë së zgjedhur me votën më të fuqishme qytetare i përulem çdo vendimi të Kuvendit”, deklaron ajo përmes një shkrimi në Facebook.

UBT

Ministrja e MPJD-së iu kundërpërgjigj edhe deklaratës së Betim Gjoshit të PDK-së, i cili sot kërkoi dorëheqjen e saj nga pozita e tanishme.

“Sot po dëgjoj si po bërtasin fort pikërisht ata që me heshtjen dhe me veprat e tyre e sollën Kosovën në këtë gjendje të turpshme. Vetëm me guxim dhe shumë punë do të mund t‘ia kthejmë Kosovës faqen e bardhë, jo me heshtje dhe mashtrim. Shumë punë na presin, vërtet”, përfundon ministrja Gërvalla. /Zëri