UBT

Pas qetësisë, vjen furtuna politike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kosova, ende në ujëra të turbullta. Lajmet e mira i lënë vendin tensioneve të reja

Analistët parashohin përplasje të ashpra mes opozitës dhe Qeverisë, ndërsa thirrja e protestave të radhës dëshmon se vendi vetëm përkohësisht e kishte fituar një normalitet të rrejshëm

ARKATANA

Mobilizimi i dy subjekteve politike opozitare për protestën e nesërme, që mund të ringjallë konfliktet e “harruara” për disa javë në raportet pozitë- opozitë, nga analistët po vlerësohet si një mundësi e re e rikthimit të krizës së “fjetur” politike dhe institucionale, pavarësisht se javët e kaluara Kosova pati edhe dy lajme të mira për liberalizmin e vizave dhe anëtarësimin në UEFA.

Rikthimi i konfliktit të ashpër mes pozitës dhe opozitës dhe rrezikimi i mundësisë së afërt të liberalizimit të vizave, sipas analistëve politikë, mund të jetë një përgjegjësi serioze, e cila do t’i faturohet klasës politike, qoftë asaj në pozitë apo në opozitë, pasi për të dyja palët këto dy lajme kanë peshën e vet pozitive dhe nuk do të duhej rrezikuar për interesa të ngushta. Analistët theksojnë se koalicioni në pushtet e ka peshën kryesore të fajësisë për moskomunikim me opozitën, prandaj kjo ngurtësi e klasës në pushtet mund të jetë shumë e dëmshme edhe për stabilitetin politik në vend. Analisti politik, Florim Zeqa thotë se pavarësisht faktit që kishim lajme të mira, kishim edhe lajme “me bisht”, dhe ku lloj bishti mund ta ndezë situatën. “Nga ajo që shihet në horizont, liberalizimi me “bisht” i vizave për shtetasit kosovarë mund të jetë thikë me dy tehe; në njërën për shpërqendrimin e krizës politike nga veriu në jug-perëndim të vendit,përderisa në anën tjetër, të eskalojë situatën brenda shqiptarëve, mes pushtetit dhe opozitës, në mënyrë që më pas BE-ja të ketë “alibinë” për vazhdimin e mëtutjeshëm të getoizimit të qytetarëve të pafajshëm të Kosovës”, ka thënë Zeqa./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.