Fundamenti

Pas problemeve me skuadrën, Challandes fton kapitenin e parë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kosova do të ketë shumë probleme në grumbullim për ndeshjet që zhvillohen gjatë muajit shtator në kuadër të Ligës së Kombeve.

Disa lojtar priten të mos grumbullohen edhe pse janë ftuar pasi që skuadrat e tyre nuk po i lejojnë shkaku i karantinimit të detyrueshëm.

Kështu, Challandes ka ftuar në skuadër kapitenin e parë të Kosovës, Anel Rashkaj.

Eco Higjiena

Ai do të bashkohet me kombëtaren në Itali pasi që skuadra finlandeze e Seinajoen e ka lejuar lojtarin.

Rashkaj ka qenë i ftuar edhe në ndeshje tjera kualifikuese pas lëndimit të Shalës dhe Kryeziut. /IndeksOnline/