Pas problemeve me LDK’në dhe shkarkimit nga pozitat, Vjosa Osmani flet për të ardhmen e saj politike

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, njëherit anëtare e LDK’së, ka ërkuar zgjedhje sa më parë në vend, teksa sa i përket të ardhmes së saj në politikë, tha se “do të jetë rrotull”.

Kështu deklaroi sot ajo në një bisedë virtuale me nënkryetarin e Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, Cedric Wermuth.

Osmani tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje së shpejti, dhe politikanët “t’i kthehen popullit”.

“Kur do të ketë zgjedhje? Të jem e sinqertë nuk e di. Shpresoj që kjo të bëhet së shpejti. Është me rëndësi zgjedhjet të ndodhin, të kthehemi tek populli, të rilegjitimohemi sikur pozita ashtu edhe opozita. Mendoj gjithashtu se dialogu është me rëndësi, por nuk e përbën jetesën në Kosovë, papunësia dhe luftimi i korrupsionit janë me rëndësi jetike”, ka deklaruar ajo.

Mobi Casa

Osmani po ashtu ka folur edhe për të ardhmen e saj politike.

“Çka mund të them tani se do të jem rrotull dhe do të bëjë më të mirën për njerëzit. Në politikë është vështirë të parashihet e ardhmja politike. Por, një gjë është e sigurt – do të jem në anën e drejtë të historisë dhe do të jem bashkë me njerëzit që duan më të mirën për vendin dhe që mbajnë premtimet”, ka thënë Osmani.

Kujtojmë se Osmani u shkarkua me shumicë votash nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së, nga pozita e saj si nënkryetare e kësaj partie.

Kryetari Mustafa deklaroi se një veprim i tillë u ndërmor pasi që Osmani po del në kundërshtim me qëndrimet e partisë./express/