GRANDEMALL

Pas presionit publik edhe zyrtarisht anulohet tenderi i Dezinsektimit në Gjilan

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit pas presionit publik për rritje enorme prej 700% të shpenzimeve për dezinsektimin e qytetit dhe pas dërgimit në prokurori të këtij rasti, dje edhe zyrtarisht e ka anuluar tenderin me nr.prok. Gi651 140 472 21, e cila është publikuar zyrtarisht sot në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thotë Riad Rashiti.

Riad Rashiti këshilltar komunal nga radhët e PDK-së tha se arsyetimi zyrtar i komunë së Gjilanit për anulimin e këtij tenderi është kështu, e theksuar si te pika; IV.3) Arsyeja e anulimit të procedurës së prokurimit publik: Çmimi enorm i lartë dhe mos disponimi i mjeteve buxhetore për këtë aktivitet me çmim kaq të kushtueshëm.

Ky tender ishte dhënë në vlerë prej 160 mijë euro për kontratë kornizë për tri vite, e që në krahasim me vitet e kaluara kishte rritje të jashtëzakonshme, për të cilën është kërkuar të hetohet edhe nga prokuroria.

Këshilltari Komunal nga PDK Riad Rashiti, e kishte ngritur fillimisht këtë çështje duke e theksuar se kemi të bëjmë me një rritje të pajustifikueshme të këtij projekti, ndërkohë me këtë ishte pajtuar edhe kryetari i komunës Lutfi Haziri, i cili në seancën e Kuvendit Komunal kishte deklaruar se ai ka kërkuar të hetohet ky rast.

UBT

Mirëpo, Këshilltarët e PDK-së nuk kanë pritur kryetarin ta realizojë hetimin e premtuar, por këtë rast si dhe dy raste të tjera të tenderave, i kanë dërguar në prokurorinë themelore për tu hetuar si lëndë për të cilat dyshohet se ka shkelje ligjore duke i konsideruar edhe si vepra penale.

Ndërkohë kishte akuza nga ana e kryetarit të komunës se PDK po shpif për këto akuza, e që në realitet e kishte pranuar edhe vet ai, ky është vetëm njëri nga tre tenderët që është kërkuar të hetohet dhe i cili po del se këtu kemi të bëjmë me keqpërdorime për të cilat duhet të vërtetohen nga institucioni i prokurorisë ka thënë Rashiti.

Kjo më së miri e dëshmon se a kemi shpifur ne, për këto raste, apo po mundohet me çdo kusht t`i mbulojë kryetari i komunës dhe qeverisja lokale. Në ditët në vijim presim do të shohim edhe rezultatet e reja për dy rastet e tjera për të cilat sigurisht se do t`i trajtojë shumë seriozisht prokuroria themelore e Gjilanit tha Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.