Pas premtimeve të Lutës, pezullohet përkohësisht protesta e punëtorëve të teatrit
Gjilan – Nga mbledhja e mbajtur këtë të martë nga kryetari i komunës me bordin drejtues të teatrit dhe me drejtorin e teatrit, na është kërkuar që të ndalet protesta dhe se kërkesat tona do të realizohen, kështu që ne vendosëm ta pezullojmë protestën deri te hënën më 30.11.2015.
Në rast mos realizimi të kërkesave tona, protesta do të vazhdon thuhet në njoftimin e kryesisë së Sindikatës së Teatrit të Gjilanit./rajonipress/


