Hidromorava

Pas pranimit në UEFA, Kozniku me lot në sy për mediat kroate: Nuk kam fjalë që të përshkruaj këtë ndjenjë!

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ardian Kozniku, ish-sulmuesi i famshëm i Hajdukut të Splitit dhe shumë klubeve, që nga viti 1994 deri në vitin 1998 ishte anëtar i ekipit kombëtar kroat të futbollit, gjithmonë do të kujtohet data e 3 maj, 2016 – ditën kur Kosova u bë anëtare zyrtare e UEFA-s.

Shumë futbollistë, të cilët rrjedhin nga Kosova, festuan pas pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në Federatën Evropiane të Futbollit.

Kosova u pranua me të drejta të plota në organizatën më të madhe evropiane të futbollit në saje të pro 28 votave, kundrejt 24 kundër dhe dy abstenimeve.

Njëri prej tyre me siguri është edhe 48-vjeçari Ardian Kozniku, i cili me miqtë e ka shikuar transmetim e drejtpërdrejtë anëtarësimin e Kosovës në UEFA, transmeton Telegrafi.

“Unë jam i kënaqur dhe me të vërtetë nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndjej tani. Që nga shkurti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, ne e kemi ëndërruar këtë ditë. Kjo është një ditë historike për futbollin dhe të gjitha sportet në Kosovë. Kjo është aq e madhe, aq sa dita kur u shpall pavarësia e Kosovës”, tha me lot në sy për tportal.hr, Kozniku, i cili pas një karrierë si futbollist ka filluar zejen e trajnerit dhe sigurisht që një ndër dëshirat e mëdha është që një ditë të jetë trajner i përfaqësueses së Kosovës.

Mobi Casa

“Si lojtar, kam kaluar ditët më të mira të karrierës në Kroaci, me të cilën kam arritur suksesin më të madh, përkatësisht vendin e tretë në Kampionatin Botëror të vitit 1998. Pasi kam mbaruar karrierën si futbollist, kam investuar shumë në punën si trajner. Unë mendoj se kam njohuri dhe përvojë që një ditë të bëhem trajner i Kosovës dhe më duhet të them se si një njeri që ka lindur në Gjakovë, do të ishte një nder i madh”, shtoi Kozniku.

Vendimi UEFA-s do ti lejojë klubet kosovare që të jetë në gjendje të marrin pjesë në të gjitha garat evropiane për klube si dhe në kualifikuese për Euro 2020.

Por, Federata e Futbollit të Kosovës është duke shpresuar që të përfshihet edhe në kualifikuese për Kupën e Botës të vitit 2018.

Është edhe e mundshme që Kosova të gjendet në grupin e Kroacisë, e cila do ta bënte Koznikun që të kishte dy ekipe të preferuar në kualifikueset për botërorin Rusia 2018. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.