Fundamenti

Pas paraqitjes së mrekullueshme, Lenjani në formacionin e javës në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ermir Lenjani po kalon nëpër një formë të mrekullueshme në kampionatin zviceran.

Në ndeshjen ndaj Luzernit, mbrojtësi nga Kamenica ishte më i miri në fushë për skuadrën e tij Sion.

Sion nuk arriti më shumë se një barazim 1-1, por që në këtë takim shkëlqeu Lenjani që asistoi në golin e shënuar nga Kasami.

Përveç asistimit të mrekullueshëm, ylli i Kombëtares së Shqipërisë ishte fantastik në mbrojtje duke neutralizuar sulmuesin anësor të Luzernit, Schneuwly.

Eco Higjiena

Lenjani doli përpara në disa raste dhe harkoi mirë në zonë por që sulmuesit e skuadrës së tij nuk arritën t’i kthenin në gol harkimet fantastiket të tij.

E falë ndeshjes së mrekullueshme ndaj Luzernit, mbrojtësi këmbnëshpejtë është përfshirë në formacionin e javës në Zvicër nga sportalhd.com.

Përveç Lenjanit në formacionin më të mirë janë edhe Fickentscher, Rochat, Van der Werff, Spielmann, Sigurjonsson, Gvilia, Schurpf, Assale, Nsame, Gerndt.

28-vjeçari pasi po kalon nëpër një formë të lartë, pritet që në fund të stinorit të ndërroj skuadër dhe të luaj në një kampionat më të lartë si Bundesliga ose Serie A. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.