RCCOLA

Pas Norvegjisë, Berisha nis shkëlqimin edhe në Austri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Vjenë – “Është lojtari më i jashtëzakonshëm që e kam parë ndonjëherë”, pati thënë Jone Mathisen, trajneri i tij te skuadra e divizionit të tretë norvegjez, Egersunds IK.

“Ai mund të jetë njëri prej sulmuesve më me ndikim në Norvegji”, ishin fjalët e Age Hareides, trajnerit të tij te skuadra e divizionit të parë, Viking Stavanger.

Mobi Casa

Kur u dhanë këto vlerësime, Valon Berisha ishte vetëm 17- vjeçar. Legjionari i skuadrës së Salzburgut, kot nuk konsiderohet si njëri prej talenteve më të mëdhenj në Norvegji. Ai është edhe startuesi më i ri në futbollin e këtij vendi të njohur për drerë.

Gjashtë javë pas ditëlindjes së 17-të, Berisha bëri debutimin profesional në elitën e futbollit të Norvegjisë, me skuadrën e Vikingut. Në moshën 19-vjeçare, Berisha është njëri prej lojtarëve më të dalluar te Salzburgu në Bundesligën e Austrisë.(koha)