United Hospital

Pas një viti rifillon privatizimi

/ 2 minuta lexim
HW

Pavarësisht se po bëhet gati një vit qëkur është funksionalizuar Bordi i AKP-së, asnjë ndërmarrjeve shoqërore (NSH) deri më tash nuk është privatizuar. Zyrtarë të AKP-së thonë që vala e re e privatizimit do të shpallet më 4 nëntor, ku gjithsej do të jenë 54 asete nga rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës.

“Agjencia ka filluar me valët e reja të shitjeve të aseteve të NSH-ve dhe vala e re Nr. 27 do t’i përmbajë gjithsej 54 asete nga rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës, ndërsa shpallja e valës do të bëhet më datë 4 nëntor, përderisa ceremonia e dorëzimit dhe e hapjes së ofertave do të mbahet një muaj më vonë, më datë 7 dhjetor”, thuhet në përgjigjen e AKP-së, dhënë gazetës. Sipas tyre, pengesat e deritashme për mosprivatizimin e ndërmarrjeve shoqërore kanë ngecur për mungesë të Bordit të Drejtorëve.

UBT

“Me zgjedhjen e anëtarëve të Bordit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe inaugurimin e Bordit të ri të Drejtorëve, Agjencia ka punuar intensivisht në përfundimin e punëve të mbetura nga periudha e shkuar, ka përfunduar procesin e zgjedhjes së menaxhmentit të ri të Agjencisë përmes një procesi të hapur dhe konkurrues, si dhe ka bërë ndryshimet e nevojshme në politikat operuese dhe në rregullat e tenderit, me qëllim të përmirësimit të procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre. Menaxhmenti i Agjencisë ka bërë të gjitha përgatitjet për valën e re të shitjeve dhe vala e re e shitjeve të aseteve tashmë është aprovuar nga Bordi i Drejtorëve në mbledhjen e mbajtur, më datë 13 tetor, ndërsa shpallja do të bëhet në fillim të muajit të ardhshëm”, thuhet më tej në përgjigje./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.