ARKATANA

Pas një pauze 2 vjeçare Kaltrina Selimi rikthehet në skenë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Këngëtarja e njohur Kaltrina Selimi pas lindjes së djalit të saj ka vendosur që të rikthehet përsëri në skenë edhe atë me mbrëmje muzikore dhe ahengje familjare.

Lajmin e ka bërë të ditur kompania e cila ka nënshkruar kontratë 5 vjecare me këngëtaren Selimi për të menaxhuar gjitha aktivitetet e saja muzikore.

Mobi Casa

“Miq të dashur që nga sot pas një pauze dy vjecare rikthehet në skenë këngëtarja Kaltrina Selimi, është e gatshme për ahengjet tuaja familjare. Ne kemi firmosur kontratën ku do jetë ne menaxhim të kompanisë tonë për pesë vite. Kështu që tash e dini ku ta gjeni”, theksojnë nga kompania në fjalë. Kaltrina për momentin jeton në Londër me bashkëshortin dhe djalin e saj ndërsa projektin e fundit e realizoi kur ishte shtatzënë për të qenë më afër fansave të saj./Indeksonline/