Fundamenti

Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë 14-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pas një incidenti tragjik të ndodhur mbrëmjen e së dielës, përcjell albinfo.ch.

Referuar mediave greke, e mitura u rrëzua nga një urë rreth 10 metra e lartë dhe pësoi dëmtime të rënda.

Fillimisht, ajo u transportua me urgjencë me autoambulancë në spitalin e Katerinit, por për shkak të gjendjes së rëndë, mjekët vendosën që të dërgohej në spitalin “G. Gennimatas” në Selanik dhe më pas në spitalin “Ippokrateio”.

GRANDEMALL

Pavarësisht përpjekjeve të shumta të mjekëve për ta mbajtur në jetë, vajza ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës.

Rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë zbardhur plotësisht, ndërsa autoritetet greke po hetojnë për të sqaruar se si ndodhi rënia tragjike nga ura. Deri më tani, është përjashtuar mundësia e një akti kriminal.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.