UBT

Pas nëntë vitesh Adem Veselit i zbutet dënimi, mbrojtja sërish paralajmëron ankesë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan në aktgjykimin e saj të fundit ka zbutur dënimin për Adem Veselin nga 5 vite sa kishte më parë në 3 vite e një muaj tani. Cilësimi juridik nga vrasje e rëndë në vrasje në tentativë kë bërë të mundur që Adem Veseli ta rrëfejë edhe njëherë versionin e tij, por mbrojtja Shemsedin Pira tha se sërish do të bëjnë ankesë në Gjykatën e Apelit pasiqë trupi gjykues nuk e ka pranuar versionin e Veselit se është vetëmbrojtur.

Edhe pse rasti ka ndodhur në vitin 2006, Adem Veseli ende është përballur me procedura gjyqësore në përpjekjen e tij për ta bindur trupin gjykues se gjithçka që kishte bërë në atë kohë e kishte bërë për vetëmbrojtje.

Megjithatë sipas avokatit mbrojtës Shemsedin Pira, ndryshimi nga ana e prokurorit në cilësimin juridik të veprës nga “vrasje e rëndë” në “vrasje e rëndë në tentativë” i ka hapur rrugën Adem Veselit që të përfitojë një zbutje të dënimit dhe kjo është arritur në saje të ankesës që mbrojtja ka bërë në instancat tjera gjyqësore, pasiqë është vërejtur se ka pasur shkelje të procedurave gjyqësore.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Afrim Shala të premten e ka dënuar Adem Veselin me 3 vite e një muaj burgim, derisa në dy herët tjera Veseli kishte pasur dënime nga 4 deri në 5 vite burgim.

RCCOLA

Shemsedin Pira tha se edhe ndaj këtij aktgjykimi do të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit për shkak se trupi gjykues nuk e ka akceptuar akoma versionin e Adem Veselit se ai ka shtënë me armë në drejtim të palëve të dëmtuara në vetëmbrojtje.

Ndryshe, Adem Veseli ishte akuzuar për tri vepra penale duke përfshirë edhe atë për armëmbajtje pa leje, derisa sipas aktakuzës që ka ngritur prokurori Afrim Shefkiu, Adem Veseli akuzohej se më 24 shtator 2006 në fshatin Beguncë të Vitisë pas një grindjeje paraprake me të dëmtuarit Nexhmedin Veseli, Shaip Veseli e Sejdi Veseli, nga i njëjti fshat lidhur me një kontest të pazgjidhur pronësor me paramendim e me dashje e nga motive të ulëta ka tentuar që t`i privojë nga jeta të njëjtit në atë mënyrë që merr revolen e markës CZ model të kalibrit 70, me atë rast fillimisht shtinë në drejtim të të dëmtuarit Nexhmedin Veseli duke e goditur me një predhë në stomak, ndërkohë që me armën e lartpërmendur shtinë në drejtim edhe të të dëmtuarve Shaip Veseli e Sejdi Veseli duke i goditur në pjesët vitale të trupit, përderisa i harxhohet municioni e që edhe më pastaj të dëmtuarit si rast urgjent dërgohen për në spitalin e Gjilanit dhe në QKUK.

Ndryshe avokati Shemsedin Pira tha se do të shfrytëzojë të drejtën e ankesës sipas mjetit juridik të jashtëzakonshëm në Gjykatën e Apelit./rajonipress/