FITORJA

“Pas nënshkrimit të planit franko-gjerman, ndërkombëtarët mund të kërkojnë sërish kompromise”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kosova gjendet në një situatë pa shtegdalje, duke e pranuar plani franko-gjerman, në të cilën nuk ka njohje reciproke. Ndërsa pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ndërkombëtarët mund të kërkojnë sërish kompromise.

Kështu ka deklaruar analisti politik, Afrim Kasolli, raporton Ekonomia Online.

Ai u shpreh se Qeveria nuk ka pasur transparencë të plotë në lidhje me dialogun dhe planin e prezantuar nga ndërkombëtarët.

FIDANISHTJA

Kasolli për Ekonomia Online, ka thënë se pasi nuk ka marrëveshje finale në planin franko-gjerman, procesi negociator do të vazhdojë edhe për shumë vite.“Ky proces deri tani e ka karakterizuar një mungesë e plotë e transparencës. Kryeministri për herë të parë i bëri të qarta mënyrën se si ka ardhur deri tekë ky propozim ku tha që më është thënë merre ose leje këtë marrëveshje dhe që Kosova në një farë mënyre është ndodhur përballë një situatë pa shtegdalje. Ai bëri të qartë se kjo marrëveshje nuk e ka në qendër të saj njohjen finale dhe se nuk është marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çfarë tregon që në të ardhmen mund të pritet dhe mund të vazhdohet edhe më tutje procesi negociator ndërmjet dy vendeve deri sa të vije deri të një marrëveshje përfundimtare”, tha ai për EO.

Kasolli shprehet se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ekziston rreziku që për normalizim të marrëdhënieve të kërkohen ende kompromise të reja nga Kosova.“Kjo më pastaj e lenë të hapur derën dhe rrezikun që në rrjedh e sipër të dialogut pasi të nënshkruhet edhe kjo marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve të kërkohen edhe kompromise të reja nga Kosova në mënyre që të arrihet deri të një marrëveshje finale e cila nuk dihet se kur do të arrihet. Pak a shumë këto janë rreziqet me të cilat mund të futet Kosova në një proces të ri të stërzgjatur negociator”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.