UBT

Pas ndeshjes ndaj Serbisë – Suedia ia fal stadiumin Kosovës

/ 2 minuta lexim

Përfaqësuesja e Serbisë do të jetë ekipi i fundit që do të luajë në stadiumin Rasunda, para se suedezët t’ia falin Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ishte planifikuar që stadiumi në Stokholm, i ndërtuar në vitin 1937, të mbyllej deri në fund të këtij viti, mirëpo edhe pas mbylljes ai “do të vazhdojë të frymojë në Prishtinë”.

“I gjithë stadiumi Rasunda do të jetë dhuratë për Federatën tonë. Është e vështirë të vlerësohet se sa kushton, por dhurata përmban 37.000 ulëse, ndriçimin që përmbush kushtet e FIFA-s, sistem të zërimit, rrethoja alumini, katër porta, 30 metra tunel për lojtarët, lozhën VIP, 12 arka, sallën e konferencave për shtyp dhe tetë zhveshtore”, ka thënë trajneri i përfaqësues së Kosovës Albert Bunjaku, ndërsa citon Press.

Uji Dea

Suedezët jo vetëm që do ta dhurojnë stadiumin, por do të financojnë edhe transferimin e materialeve nga Stokholmi në Prishtinë, kështu që shqetësimi i vetëm i Federatës së Kosovës do të jetë i nënshkrimi i faturave.

Stadiumi Rasunda ka qenë skenë e ndeshjeve të mëdha, si finalja e Kupës së Botës e vitit 1958, kur Brazili fitoi me rezultat 5-2 kundër Suedisë, ndërsa dy gola në këtë ndeshje për Selecaon i shënoi Pele, i cili ishte vetëm 17 vjeçar.

Të martën kombëtarja e Suedisë do të jetë nikoqir i Serbisë në një ndeshje miqësore pikërisht në këtë stadium. /Telegrafi/