HW

Pas marrjes së postit, Dimal Basha ndryshon tonin ndaj gazetarëve: Gazetaria është e shenjtë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka zbutur tonin dhe ka dhënë sinjale për një qasje më të respektueshme ndaj gazetarëve, pas deklaratave të mëhershme të cilat ishin kritikuar si fyese apo denigruese ndaj mediave.

Në një deklarim të fundit, Basha u shpreh se ka respekt për profesionin e gazetarisë dhe se angazhohet për një marrëdhënie profesionale me mediat.

“Unë jam profesional dhe e respektoj punën e secilit gazetar, mendoj që gazetaria është e shenjtë edhe besoj në thënien e Jeffersonit se më mirë është me pas gazetari pa shtet, sesa shtet pa gazetari,” deklaroi ai.

Këto komente vijnë pas marrjes së postit si kryetar i Kuvendit, pasi që qëndrimet e tij të mëparshme ishin perceptuar si sulmuese ndaj disa gazetarëve.

Eco Higjiena

Basha theksoi se asnjëherë nuk ka përdorur gjuhë fyese ndaj gazetarëve, por se reagimet e tij kanë qenë të drejtuara kundër shpifjeve dhe ofendimeve individuale.

“Kjo është keqinterpretua gjithmonë nga ata që s’ju ka pëlqye. Kam pas kritika ndaj atyre që kanë shpif e kanë ofendu,” tha ai.

Duke iu drejtuar komunitetit të gazetarëve, ai kujtoi se liria e shprehjes nuk përfshin shpifjen dhe fyerjen, duke u thirrur në kodin e etikës profesionale.

“Si gazetarë, përveç që e keni një kod të etikës, shpifja dhe ofendimi nuk është liri e shprehjes dhe kjo bie ndesh me kodin e etikës,” u shpreh kryeparlamentari. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.