UBT

Pas lindjes së fëmijës, Lira po punon që t’i kthehet futbollit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Futbollistja kosovare Fatmire Alushi, Lira, e cila llogaritet ndër më të suksesshmet në Gjermani, ka filluar të punojë për t’u rikthyer në fushën e futbollit.
Fatmire Alushi në një intervistë për “Spiegel.de”, ka zbuluar se tashmë ka filluar me programin e stërvitjeve dhe me padurim po pret të shijojë futbollin pas lindjes së djalit gjatë vitit të shkuar.

“Trajneri atletik më ka dërguar programin e stërvitjeve. Po mundohem t’i përmbahem, pasi këmbët e mia duhet të mësohen për të ecur shumë sërish”, ka thënë Alushi, duke zbuluar se për çdo ditë po vrapon dhe po bën ushtrime fizike.

Fundamenti

Lira Alushi ka zbuluar se vetëm një javë para finales të Ligës së Kampionëve kishte zbuluar se ishte shtatzënë. Madje, thotë se gjatë ndeshjes i ka evituar duelet për shkak se është frikësuar se mund ta dëmtojë fëmijën. Ajo gjithashtu ka falënderuar skuadrën e PSG-së që e ka përkrahur gjatë kësaj periudhe.

“Klubi më ka përkrahur shumë dhe e falënderoj. Jam ndier keq, pasi kam kaluar si një transferim i madh dhe mbeta shtatzënë në vitin e parë. Ky ishte shok për mua, por klubi tregoi mirëkuptim të madh ndaj meje”, shprehet Alushi, e cila është gruaja e futbollistit të St. Paulit, Enisit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.