Eko Higjiena

Pas liberalizimit, s’do të ketë migrim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë se Kosova dhe qytetarët e saj janë gati për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Ai është shprehur i bindur se pas liberalizimit të vizave nuk do të ketë migrim masiv në drejtim të vendeve të “Schengenit”.

Çollaku në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se rekomandimi i Komisionit Evropian për heqjen e vizave paraqet hapin vendimtar në procesin e liberalizimit të vizave, pasi, sipas tij, pas rekomandimit ky proces do t’i nënshtrohet vetëm aspekteve procedurale, të cilat do të përmbyllen me kohë për t’i mundësuar këtë vit qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa viza.

U përmbushën kriteret

Hidromorava

Zëri: Sa jeni të sigurt që këtë herë do të ketë rekomandim për heqjen e vizave?

Çollaku: Kjo është çështje e vendimmarrjes brenda institucioneve të BE-së. Në kontekst të dialogut për liberalizimin e vizave, Kosova ka qenë e obliguar të zbatojë kriteret e përcaktuara me Udhërrëfyes, ndërsa i takon Komisionit Evropian që në koordinim me Parlamentin dhe Këshillin e BE-së të marrin vendimet meritore. Tani e rëndësishme është se kemi konfirmimin nga Komisioni Evropian se janë përmbushur kriteret, prandaj është krejt e natyrshme të procedohet me nismën ligjore për ndryshimin e Rregullores 539/2001 që i mundëson qytetarëve të Kosovës lëvizjen pa viza në shtetet anëtare të zonës Schengen. Rrjedhimisht, rekomandimi për heqjen e vizave paraqet hapin vendimtar në procesin e liberalizimit të vizave, sepse pas rekomandimit ky proces do t’i nënshtrohet vetëm aspekteve procedurale, të cilat do të përmbyllen me kohë për t’i mundësuar këtë vit qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën e Schengenit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.