Pas lëndimeve të marra në vendin e punës, ndërron jetë viktima
Gjilan – Në fshatin Partesh raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit ku si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/