FITORJA

Pas Kurtit e Limajt, ambasadorët e Kuintit e refuzojnë edhe Haradinajn?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bojkotit të deritashëm që shtetet e Kuintit ia kanë bërë Vetëvendosjes dhe Nismës për Kosovën, prej sot i është bashkuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.Lideri i saj, Ramush Haradinaj, siç mëson Indeksonline, sot ka bërë përpjekje serioze për ta takuar njërin prej ambasadorëve të shteteve të Kuintit në Kosovë, për ta sqaruar pozicionin e tij të ri në bllokun e krijuar opozitar dhe justifikuar aksionet e përbashkëta të tyre, por ka hasur në refuzimin e tij dhe mospranimin për t’u takuar.

“Haradinaj sot në mëngjes ka provuar që të takojë njërin prej ambasadorëve të shteteve të Kuintit, por është refuzuar prej tij. Me aksionet e fundit, veçanërisht të djeshmin, Haradinaj e ka shkelur ‘vijën e kuqe’ dhe do të bojkotohet tërësisht sikurse Kurti dhe Limaj. Pra, do të ndërpritet bashkëpunimi me të, sepse më nuk po shihet si partner prej askujt”, ka thënë ky burim ndërkombëtar për Indeksonline.

ARKATANA

Sipas tij, Haradinaj tek tash ka filluar ta kuptojë ftohjen e ndërkombëtarëve kundrejt tij dhe po bën përpjekje për t’u takuar dhe për të mos i ndërprerë raportet me përfaqësuesit e korit të huaj diplomatik në Kosovë, mirëpo tash as ata pak ambasadorë që e kanë takuar së fundmi, më nuk po pranojnë ta takojnë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.