UBT

Pas kritikave të Ramës për konspiracion, Kurti: Nuk e di për çfarë është fjala

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është dëshmuar që Procesi i Berlinit është korniza edhe rruga për integrimit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

I pyetur rreth komenteve të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që tha se Kosova po bën konspiracione për nismën Ballkani i Hapur, Kurti tha se nuk e di se për çfarë po flet Rama.

“Unë nuk e di për çfarë teorie konspirative është fjala këtu. A e keni pyetur për cilën teori është fjala. Nuk e di për çfarë teorie konspirative është fjala këtu. Unë po u them qëndimin tim”, tha Kurti.

Në konferencë për media pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë, Kurti e tha shkurt se Kosova nuk do të bëhet pjesë e nismës Ballkani i Hapur.

Mobi Casa

“U konfirmua se procesi i Berlinit është edhe korniza edhe rruga për integrimit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjërë dhe i thellë që të mos ketë nevojë për variantet e tjera alternative”, tha Kurti.

Ndërkaq, pas takimit me Merkel ai kihste thënë se “është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet, por rri dhe bën teori konspiracioni për “Open Balkan”.

“Sa i përket 4 lirive, duam të ecim më shpejt. Një nga pengesat ka qenë se Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve se ka pasur paragjykimin se lëvizja e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ishte e garantuar. Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet, por rri dhe bën teori konspiracioni për “Open Balkan”. Traseja është e shtruar. Procesi i Berlinit do të vazhdojë, Open Balkan është mekanizëm për ta përshpejtuar. Nuk ka asnjë kontradiktë mes të dyjave”, kishte deklaruar Rama. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.