Mobi Casa

Pas kritikave, Muriqi sqaron mungesën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Disfata e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut, ka nxitur reagime të shumta. Për këto reagime dhe opinione, ka reaguar sulmuesi i Kombëtares kosovare, Vedat Muriqi, i cili mbrëmë nuk ishte pjesë e ndeshjes. Muriqi në rrjetin social Instagram, ka deklaruar se mungesa e tij në fushën e blertë ka disa arsye.

Ai thotë se në muajt e fundit, ka kaluar në një situatë fizike dhe psikologjike të pakëndshme.“Në përgatitjet për sezonin e ri me Fenerbahçen, qysh në stërvitjen e dytë, më është lënduar në shkallë të dytë muskuli i prapmë i këmbës së majtë. Mua më ishte thënë se rikuperimi im do zgjaste mesatarisht ndërmjet 4-6 javë. Për rrjedhojë, nuk kam marrë pjesë në ushtrimet me ekipin e Fenerbhaçes për një muaj rresht”, ka shkruar Muriqi.

Uji Dea

Sulmuesi kosovar ka thënë se brenda një muaji është rikuperuar, mirëpo për shkaqe burokratike, ishte detyruar të kthehej nga Italia në Turqi.“Pasi i kreva procedurat administrative dhe u pajisa me vizë, si kërkesë e shumë vendeve të botës, kam kryer edhe testin për COVID-19. Testi më doli pozitiv dhe kjo më mundoi më tej. Edhe ashtu po kaloja në një periudhë të vështire fizike dhe nuk bëja ushtrime, me përjashtim të atyre për kurim. Gjersa po e përfundoja karantinën, kam kontaktuar në telefon me trajnerin e Kombëtares sonë, Bernard Challandes. Të dy ishim të vetëdijshëm se kemi të bëjmë me rrethana të pafavorshme, por unë i thashë se do të bëja çmos që të isha i gatshëm për ndeshjen me Maqedoninë”, thuhet tej.

Muriqi ka thënë se pas izolimit, është kthyer në itali dhe duke u bazuar në protokollet e Ligës së Seria, secili lojtarë që ka rezultuar pozitiv, duhet bërë kontrolle mjekësore. Për këto arsye, sipas Muriqit, ai i humbi dy ditë dhe nuk ia doli të vinte në Kosovë për ndeshjen kundër Maqedonisë veriore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.