ARKATANA

Pas krijimit të Qeverisë Hoti, Franca dhe Gjermania të gatshme për Samit në Paris

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë, Jean-Louis Falconi dhe Thomas Schieb, kanë takuar sot Marko Gjuriqin, drejtorin e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, me të cilin kanë diskutuar për rinisjen e shpejtë të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht pas krijimit të qeverisë së re në Kosovë.

Parisi dhe Berlini kanë mirëpritur angazhimin e Miroslav Lajçakut dhe Josep Borell për lehtësimin e dialogut dhe për arritjen e një marrëveshje që do të jetë afatgjate dhe që do t’i kontribuojë stabilitetit të rajonit.

“Gjatë takimit, dy ambasadorët kanë bërë thirrje për rinisje të shpejtë të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, veçanërisht pas krijimit të qeverisë së re në Kosovë. Ata kanë mirëpritur përpjekjet e BE-së për lehtësimin e dialogut përmes emisarit Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, për të arritur një marrëveshje ligjërisht të obligative, afatgjate dhe që do t’i kontribuojë stabilitetit të rajonit”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Ambasada e Francës në Serbi, raporton Gazeta Express.

UBT

Teka kanë përmendur letrën e përbashkët të dy Heiko Mass dhe Jean Yves Le Drian të publikuar më 23 maj, dy ambasadorët kanë thënë se Franca dhe Gjermania janë të gatshme që të kontribuojnë për dialogun Kosovë-Serbi me të gjitha mënyrat e mundshme.

Ambasadori francez madje ka përmendur gatishmërinë e Francës për organizimin e Samitit të Parisit, pas organizimit të atij të Berlinit në prillin e vitit 2019.

Dy ambasadorët gjithashtu kanë shprehur shpresën e tyre se Kosova do të largojë barrierat jo-tarifore ndaj produkteve të Serbisë dhe kanë bërë thirrje që dy palët të përmbahen nga veprimet që dëmtojnë atmosferën e bashkëpunimit, me qëllim të krijimi të kushteve për rinisjen e dialogut. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.