FIDANISHTJA

Pas këshillave për Asociacionin, britanikët i flasin Kurtit rreth guximit për të bërë kompromis

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryediplomati britanik thotë se, para Samitit të Berlinit, me Kryeministrit Kurti ka folur për nevojën për “guxim e kompromis” për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi.

Sekretari për Punë të Jashtme i Britanisë së Madhe, James Cleverly, njofton se u takua sot me kryeministrin Albin Kurti.

Në një postim të bërë në Twitter, Cleverly ka shkruar se me Kurtin ka folur për raportet e Kosovës me Serbinë dhe për nevojën për “kompromis”.

“Sot e takova Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, para Samitit të Procesit të Blerinit. Diskutuam raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe për nevojën për kurajo dhe kompromis, në mënyrë që të përfitojnë qytetarët e të dy shteteve”, shkroi Cleverly, transmeton Gazeta Express.

Mobi Casa

Ai tutje thotë se “Raportet e Mbretërisë së Bashkuar me Kosovën janë të forta dhe të kahmotshme”.

Gjatë fundjavës, emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka thënë se Kosova nuk duhet ta shoh si kërcënim formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se duhet hedhur poshtë mitet se ai është një model i “Republikës Srpska” në Bosnjë e Hercegovinë.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje [Asociacioni] nuk duhet parë si koncesion, as si kërcënim për Kosovën. Përkundrazi, kjo do të tregonte se Kosova është pjesëmarrëse konstruktive në dialog se, duke u bazuar në të dhënat e saj si qytetare e mirë globale, ajo është duke përmbushur angazhimet e saj ndërkombëtare, duke përfshirë edhe në kontekstin e të drejtave të pakicave”, ka thënë ai për Kohën.

Procesi i Berlinit këtë vit përmbyllet me Samitin për Ballkanin Perëndimor, e cili mbahet të enjten më 3 nëntor. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.