ARKATANA

Pas katër vitesh mos punë, nis kampanja “Gjilani i projekteve të mëdha”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nëse dikush mund t`i besoj kësaj propagandës së Alban Hysenit Gjilani shumë shpejt do të duket një qytet me një Bulevard i cili do të ketë 450 metra gjatësi, rreth 30 mijë metra katror hapësirë publike, 500 parkingje nëntokësore si dhe objektin e ri të administratës komunale me sipërfaqe prej 8,700 metra katror. Kuptohet katër vite stagnim, tani në prag të fushatës sërish me marketing politik.

Postimi i Alban Hysenit:

Sot, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe bashkëpunëtorë, nisëm punimet për projektin më të madh kapital në historinë e qytetit tonë – Bulevardin e Qytetit, me investim prej 18 milionë euro.

HW

Ky bulevard do të ketë 450 metra gjatësi, rreth 30 mijë metra katror hapësirë publike, 500 parkingje nëntokësore si dhe objektin e ri të administratës komunale me sipërfaqe prej 8,700 metra katror.

Në të njëjtën kohë, nisën punimet edhe për 6 rrugë të reja me gjatësi totale prej 7,995 metrash, me një investim prej 3 milionë euro.

Po ashtu, do të ndërtohet edhe rreth rrotullimi i Qarkores me rrugën e Prishtinës, një projekt me vlerë 330 mijë euro.

përGjilaninqëduam

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.