Mobi Casa

Pas futbollistëve vendor, Ramiz Krasniqi grumbullon ata të diasporës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ashtu siç e parasheh plan programi i Përfaqësueses së Kosovës U19, është duke u zbatuar për të qenë sa më të përgatitur për muajin tetor, kur njëherit do të jenë kualifikimet për Kampionatin Evropian të futbollit.

Në fund të muajit të kaluar në plan programin e Përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës, ishin futbollistët vendor të cilët u testuan nga stafi i Përfaqësueses së Kosovës.

Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi, ka grumbulluar futbollist nga diaspora me 15-16 maj në qytetin e Obiliqit, për dy ditë ku do të zhvillon edhe dy ndeshje miqësore.

Uji Dea

“Ne po vazhdojmë me ritëm të shpejtuar pasi nuk kemi kohë për të humbur, në muajin e kaluar ishin futbollistët vendor, tani mbi 90 % i kemi për dy dit futbollistët nga diaspora, do të testojmë kualitetin e tyre dhe dalëngadalë do të bëjmë kombinimet e duhura dhe do të përzgjedhim më të mirët. Gjatë dy ditëve në qytetin e Obiliqit do të kemi dy ndeshje kontrolluese me 2 Korrikun dhe me Fushë Kosovën, do t’ju japim rastin të gjithë futbollistëve shpresoj se do të jenë nga 20-22 futbollist dhe të tregojnë kualitetin e tyre, le ta kuptojnë çdo futbollist se vetëm ma i miri do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës nëse dëshirojmë të kemi rezultate pozitive”, ka bërë të ditur Krasniqi.

Grumbullimi i gjithë futbollistëve do të bëhet me 15 maj duke filluar në ora 15:00 në Obiliq.

Përzgjedhësi Krasniqi, ka bërë të ditur se puna e tyre është në vlugun më të madh të tyre, menjëherë në gjysmë të qershorit do të ketë një grumbullim tjetër më futbollist që do të zgjat 3-4 ditë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.