UBT

Pas festave kthehet me ‘gaz’

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pushimi dimëror i Kuvendit të Kosovës nuk pritet të shfrytëzohet pozitivisht nga taborët politikë, pozitë e opozitë, për dalje nga kriza parlamentare. Edhe sesioni pranveror mund të nisë me gaz lotsjellës, dhe përplasje ndërmjet opozitës që po këmbëngulë në tërheqjen e nënshkrimeve nga dy marrëveshjet e fundit, dhe mazhorancës që po e majorizon opozitën.

Tri partitë opozitare “Vetëvendosja”, AAK-ja dhe “Nisma për Kosovën”, liderët e të cilave një herë refuzuan thirrjen e kryeministrit Isa Mustafa për dialog, janë skeptike se ky pushim i Kuvendit do të shfrytëzohet për dialog mes palëve për të gjetur një zgjidhje. Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë për gazetën “Zëri” se nuk besojnë në një dialog mes pozitës dhe opozitës gjatë kësaj kohe.

UBT

Sipas tij, është në përgjegjësi të pozitës për t’i ftuar në dialog opozitën, por nuk kanë shpresa se një gjë e tillë do të ndodhë gjatë kësaj kohe. “Nuk pres që të ketë dialog gjatë këtij pushimi të Kuvendit të Kosovës. Sepse ne nuk kemi mundur të merremi vesh në kohen kur liderët janë takuar në kohë pune, e lëre tash në kohë pushimi. Ne kemi pak shpresa që pozita do të merret me këtë punë, sepse ata duhet të iniciojnë dialogun”, ka thënë Nitaj./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.