Eko Higjiena

Pas ecjes epike prej 5 milionë hapash, “Shtegtarët e lirë” kthehen nga Brukseli

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – “Shtegtarët e Lirë” të përbërë nga Nazim Ajdini, Jahi Mustafa, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha janë kthyer sot në Gjilan nga Brukseli, pas ecjes në këmbë që nga 30 prilli e deri më 17 korrik 2014, me simbolikën për liberalizimin e vizave për Kosovën. Shtegtarët i ka pritur sot kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe qytetarë të shumtë të mbledhur para teatrit të qytetit.

Me këtë rast, kryetari Haziri ecjen prej 5 milionë hapash Gjilan-Bruksel të Shtegtarëve të lirë” e ka quajtur ecje epike, duke vlerësuar këtë si hap të madh drejt liberalizimit të vizave.

“Kjo ecje epike që e kanë quajtur mediat kosovare dhe ato ndërkombëtare, është e pashembullt sepse kjo ecje e “Shtegtarëve të lirë” bëhet për një liri, një të drejt dhe një barazi që qytetarët e Kosovës sot nuk e kanë, atë që edhe vetë prindërit tanë e kanë pasur dikur. Ky hap i madh, kjo ecje epike, sigurisht që e ka bërë efektin dhe ka lënë gjurmë të mëdha edhe në Komisionin Europian edhe në Asamblenë e NATO-s. Me këtë rast, dëshiroj t’i falënderoj këta shtegtarë për këtë akt që e bënë. I falënderoj të gjithë bashkatdhetarët tanë në shtetet e ndryshme, të cilët u kanë ofruar ndihmë, sado të vogël, sepse rrugët e tyre ka qenë plot sfida”, tha Haziri.

I pari i gjilanasve theksoi se ky grup i shtegtarëve së bashku me Xherdan Shaqirin kanë qenë emblemë e Gjilanit për këta muaj, duke na bërë krenarë. Haziri ka thënë se migrimi ilegal është armiku kryesor i Kosovës dhe se me këtë shtegtarët treguan se nuk e shohin Europën vetëm si punëtori por e shohin si mundësi dhe si barazi për të gjithë.

“Ditët kanë qenë të gjata e të mundimshme, por vullneti i madh dhe misioni i tyre për ta çuar vullnetin qytetar të Gjilanit, të Kosovës dhe të shqiptarëve për qarkullim të lirë, nuk i ka thyer askund. Jam shumë i lumtur që secili prej tyre janë kthyer shëndosh e mirë dhe asnjëri prej tyre nuk e ka ndërprerë për asnjë minutë këtë udhëtim sepse vullneti i tyre ka qenë që do ta çojmë në Bruksel atë që politikanët po e kanë të vështirë ta arrijnë. Atë që e tha Jahiu këtu, migrimi ilegal është armiku kryesor. Ecja e tyre simbolike ka treguar që ecin 5 milionë hapa për 78 ditë dhe kthehen prapa, nuk e shohin Europën vetëm si punëtori, por e shohin si mundësi dhe si barazi për të gjithë. Prandaj, na keni bërë krenarë dhe dua të them se ju dhe Xherdan Shaqiri keni qenë emblemë e Gjilanit për këta muaj”, shtoi Haziri.

FITORJA

Në emër të grupit “Shtegtarët e lirë” foli Jahi Mustafa, i cili tha se kanë marrë mbështetje nga Brukseli që shumë shpejt do të bëhet liberalizimi i vizave për kosovarët.

“Pikërisht nga këtu ne morëm mesazhin tuaj për ta dërguar në selinë e Bashkimit Europian që të kërkojmë lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës. Ne morëm mbështetje të fortë nga Brukseli që liberalizimi do të ndodhë shumë shpejt. Pikërisht nga atje ju kemi sjellë një mesazh që t’i themi “Jo” migrimit ilegal, por ta presim liberalizimin e vizave dhe të udhëtojmë lirshëm si të gjithë qytetarët e Europës”, tha Jahi Mustafa.

Shtegtarët janë pritur edhe në selinë e NATO-s në Bruksel nga Jamie Shea.

Ndryshe, udhëtimi i “Shtegtarëve të lirë” është mbështetur financiarisht nga Komuna e Gjilanit, Ministria e Diasporës dhe ajo e Kulturës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.