Uji Dea

Pas dorëzimit të komenteve në Kushtetuese, Kurti kërkon të shpallet i pavlefshëm dekreti i Thaçit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dorëzuar komentet në lidhje me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, për dekretin e shpallur nga presidenti Hashim Thaçi për Avdullah Hotin kryeministër.

Në një njoftim për media, thuhet se “ndër të tjera, bazuar në argumentet e paraqitura iu kërkua Gjykatës që të shpallë kërkesën të pranueshme dhe të shpallë dekretin e Presidentit nr.24/2020 të pavlefshëm dhe në kundërshtim me nenet 4.1, 84.4 dhe 84.14 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Më herët gjatë ditës, komentet u dorëzuan edhe nga LDK-ja, VV-ja, presidenti Thaçi e kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Mobi Casa

Nagavci nga LVV ka theksuar se shkeljet e presidentit janë të shumëfishta dhe të rënda.

“Shkeljet e presidentit janë të shumëfishta dhe të rënda, ne besojmë që të gjitha argumentet juridike janë në anën tonë. Sipas Kushtetutës presidenti do të duhej të ishte unifikues, mirëpo ai ka tejkaluar të gjitha kompetencat e tij duke favorizuar parti politike dhe duke vepruar për interesa qoftë personale apo partiake. Në mënyrë jashtëkushtetuese presidenti Thaçi ka konstatuar se LVV ka hequr dorë nga e drejta e saj për të mandatar kandidatin për kryeministër, ndonëse ne se kemi bërë asnjëherë një gjë të tillë”, tha Nagavci./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.