Pas DiCaprios, Afërdita Dreshaj ‘flirt’ me një tjetër yll
Afërdita Dreshaj mesa duket është e parezistueshme në sytë e artistit kolumbian, J. Balvin.
Ylli i hitit “Tranquilla” ka ndjekur në Instagram modelen 29-vjeçare.
E kontaktuar nga MAD, Afërdita tha se gjithçka kishte filluar si pasojë e disa miqve të përbashkët dhe më pas kishte vazhduar me komente ndërmjet të dyve.
Po çfarë kërkon realisht këngëtari nga Afërdita? Një bashkëpunim? Apo mbase thjesht një flirt, kjo mbetet për t’u parë.
Kujtojmë se bukuroshja shqiptare u përfol kohë më parë për një lidhje me reperin kosovar, Agon Amiga, ndërsa ishte në romancë me çekun, Jakup Kindl.


