RCCOLA

Pas demarkacionit me Malin e Zi, i vjen radha atij me Serbinë

/ 2 minuta lexim

Në pjesën e parë të muajit janar do të rifillojë dialogu në Bruksel. Takimet e para do të jenë të nivelit teknik dhe më pas do të takohen dy kryeministrat.Tema të ‘nxehta’ ka planifikuar që të diskutohet pala kosovare në vazhdim të dialogut.

Demarkacioni i kufirit me Serbinë do të jetë pjesë e dialogut, pastaj edhe njohja e ndërsjellë mes dy shteteve, dëmshpërblimet e luftës si dhe pjesëmarrje në pasuritë, obligimet dhe të drejtat të cilat Serbia i ka trashëguar nga ish-federata e Jugosllavisë, pjesë konstitutive e se cilës ka qenë edhe Kosova por edhe zhbërja e plotë e gjithë strukturave paralele të Serbisë në Kosovë.

Mobi Casa

Por në fillim do të bisedohet për transportin ajror dhe atë hekurudhor mes të dyja vendeve, ka sqaruar për TribunaChannel, Edita Tahiri, ministre për Dialog.
“Do të diskutohet për lëvizjen e lirë, mungesën në zbatim, po ashtu edhe heqja e tabelave “Prova” nga ana e Serbisë. Për këtë çështje ne kemi premtuar qysh në tetor që do të zbatojmë reciprocitetin, por Bashkimi Evropian ka kërkuar prej neve ende kohë në mënyrë që BE të angazhohet vetë për zgjidhjen e saj. Tema tjetër përsëri lidhet me lëvizjen e lirë dhe ka të bëjë me heqjen e tabelave ilegale që ende qarkullojnë në pjesën veriore të vendit”, tha Tahiri.