Mobi Casa

Pas armatosjes së Serbisë nga Kina, Mehaj: Të reagojë NATO e BE, po minohet paqja në Ballkan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas blerjes së sistemeve raketore dhe armatimit të ri nga Kina, si dhe sistemeve të mëhershme nga Rusia, nga ana e Serbisë, ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj përmes një shënimi në Facebook thotë se me këto veprime rikonfirmohet fuqishëm edhe njëherë sjellja destruktive, shumë e rrezikshme dhe anti-perëndimore e Serbisë.

“Kjo shfaqje e neveritshme po ndodh në kohën kur BE dhe NATO dhe gjithë bota pro- vlerave euroatlantike është në përballje me sulmuesin e këtyre vlerave, Rusinë dhe aleatët e saj”, ka shkruar ai, përcjell Telegrafi.

“Nga kush rrezikohet Serbia, apo kundër kujt armatoset Serbia me sistemet më të avancuara sulmuese dhe mbrojtëse? Ç’është kjo hipokrizi? Deri kur me këto standarde të dyfishta?”.

FIDANISHTJA

Mehaj ka kërkuar reagim nga bashkësia ndërkombëtare, pasi sipas tij Serbia me këto veprime po minon paqen në Ballkan.

“Kërkojmë nga autoritetet e vendimmarrjes së NATO-s, BE-së dhe OKB-së, si dhe të gjitha instancat tjera të politikëbërjes pro-vlerave të paqes, lirisë dhe demokracisë të shqyrtojnë me seriozitetin maksimal këtë qasje destruktive dhe të rrezikshme të Serbisë që ndikon seriozisht në minimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë”.

Mehaj thotë se Kosova si një shtet i rreshtuar krah demokracive perëndimore, edhe ushtrinë do ta ndërtojë të tillë.

“FSK-në – Ushtri të fuqishme profesionale në mbrojtjen e vendit dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, kontinental dhe global”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.