HW

Pas Andi Zeqirit, edhe Adnan Januzaj mbetet jashtë Botërorit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Adnan Januzaj është futbollisti i dytë kosovar që është lënë jashtë listës së Botërorit.

Futbollisti nga Istogu, i cili ia kishte kthyer shpinën Kombëtares së Kosovës, njëjtë si Andi Zeqiri, nuk është ftuar nga selektori i Belgjikës, Roberto Martinez për Kupën e Botës, e cila do të fillojë të dielën e ardhshme.

Belgjika e publikoi sot listën prej 26 futbollistëve të ftuar për “Katar 2022”, ndërsa futbollisti i ri i Sevillas nuk e sheh veten të përfshirë, shkruan “Gazeta Express”.

Ai ka përfunduar në bankinë në këtë fillim sezoni dhe nuk arriti ta tregonte vlerën e tij, ndërsa në Real Sociedad ishte lojtar i rëndësishëm, por që u nda me këtë klub në fund të sezonit të kaluar.

Eco Higjiena

Kështu, 27 vjeçari mbeti pa marrë pjesë në atë që mund të ishte Botërori i tij i fundit, duke e pasur parasysh se pas katër vjetësh do të jetë 31 vjeç dhe do të ketë shumë pak gjasa për të luajtur.

Januzaj ishte kërkuar nga Kosova disa vite më parë, para se ta zgjidhte Belgjikën, me të cilën megjithatë mori pjesë në gara të rëndësishme, por pa lënë gjurmë.

Në Kupën e Botës do t’i shohim tre shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Ardon Jashari. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.