ARKATANA

Pas akuzave nga Kabineti i tij ndaj Hotit, Presidenti Thaçi flet për dialogun e Brukselit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka pritur sot në takim kreun e PD’së, Lulzim Bashën, raporton Gazeta Express.

“E falënderoj për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe atë të njohjeve ndërkombëtare”, ka thënë presidenti, duke dhënë detaje për atë se çka ka biseduar me kreun e PD’së.

“Biseduam për zhvillimet në Kosovë Shqipëri dhe bashkëpunimin mes institucioneve”, tha ai.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se duhet të ketë konsensus të brendshëm dhe hapa konkret në raport me dialogun.

United Hospital

“Është e rëndësishme që të vazhdohet të kemi një konsensus sa më gjerë për hapat konkret dhe atë të dialogut. Biseduam edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për neve është me rëndësi jetike që të kemi koordinim mes spektrit politik, të jetë angazhim i unitetit, të institucioneve, të partive politike. Edhe fakti ndërkombëtar duhet të jetë i koordinuar në një bashkëpunim të ngushtë mes Uashingtonit dhe Brukselit”, ka shtuar ai.

Thaçi ka thënë se nuk duhet të ketë bisedime teknike, por, dialog që përfundon me njohje reciproke.

“Që duhet të përmbyllet jo në aspektin teknik por me njohje reciproke sa më shpejtë që është e mundur”, shtoi presidenti./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.