UBT

Pas akademisë përurohet edhe lapidari në Bresalc

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan- Në fshatin Bresalc në mënyrë solemne është përuruar lapidari që mbanë emrat e të rënëve gjatë viteve 1912- 1999. Përurimin e lapidarit në mënyrë simbolike e kanë bërë Qemajl Mustafa, Ilir Mirena, Rexhep Berisha dhe Albin Kurti.

Pas akademisë që është mbajtur për të rënët e fshatit Bresalc gjatë viteve 1912-1999, në fshatin Bresalc në mënyrë solemne dhe në prani të shumë qytetarëve është përuruar lapidari i dëshmorëve.

Në mënyrë solemne lapidarin e kanë përuruar Qemajl Mustafa, Ilir Mirena, Rexhep Berisha dhe Albin Kurti.

Fundamenti

Shemsi Syla në emër të këshillit organizativ tha se kjo vepër do të jetë vend ku brezat do e mësojnë historinë, të kaluarën tonë të dhimbshme, por edhe krenare. “Besojmë se lapidari do të qëndroi gjatë, do t`i përballoj kohës , bashkë me lirinë që është dhuratë e emrave të skalitur në lapidarë” tha Syla.

Në këtë përurim të lapidarit kanë folur edhe Qemajl Mustafa dhe Rexhep Berisha babai i Nuhi Berishës si dhe është bërë rivarrimi i eshtrave të Rrustem Hazirit e Adem Halimit të vrarë në vitin 1912./rajonipress/